Manchester United, pas aventurës në Europa League, ku përfundoi në barazim me Fenerbahce (1:1), vazhdon ecurinë në Premierligë me një vizitë të vështirë në Ëest Ham.
Në prag të ndeshjes në Londër, menaxheri i “Djajve të Kuq” iu rikthye humbjes nga Tottenhami muajin e kaluar, të cilën skuadra e tij e humbi bindshëm në shtëpi (0:3).
Strategu holandez tronditi gazetarët e pranishëm duke pretenduar se për të ky dështim nuk ekziston për shkak të një gabimi në referim.
Bruno Fernandes iu dha një karton i kuq duke u largua nga loja në minutën e 42-të.
“Nuk e njoh atë humbje sepse kishim një lojtar të përjashtuar në momentin kur po humbnim me një gol. Nuk është korrekte të flasim për këtë ndeshje sepse është e qartë që pas kartonit të kuq të gabuar nuk patëm asnjë shans. Më e rëndësishmja, kjo skuadër më pas tregoi se ka karakter, të paktën e bëri në ndeshjet evropiane kundër Portos dhe Fenerbahçes”, tha Ten Hag.
Pas tetë xhirove në Premier League, Manchester United është në pozitën e 12-të në renditje me 11 pikë, tashmë dhjetë pikë prapa liderit Liverpool./Express