Chelsea do të organizojë iftar në Stamford Bridge për t’i nderuar myslimanët në Mbretërinë e Bashkuar

0
208

Të dielën më 26 mars, Fondacioni Chelsea do të presë një Iftar të Hapur në Stamford Bridge, në atë që do të jetë e para për klubin dhe një stadium të Premier League.

Kjo do të mbahet në kuadër të Ramazanit, muajit të agjërimit nga para agimit deri në perëndim të diellit, i cili zhvillohet nga e mërkura e 22 marsit deri të premten më 21 prill.

Ngjarja më e madhe e komunitetit në Mbretërinë e Bashkuar në Ramazan, ‘Iftari i Hapur’ u mundëson muslimanëve që kremtojnë Ramazanin mundësinë për t’u mbledhur për të prishur agjërimin e tyre së bashku, si dhe për të ofruar një hapësirë të sigurt për dialog dhe angazhim të ndërsjellë, thuhet në komunikatën e klubit londinez.

Një numër xhamish lokale dhe anëtarë të komunitetit mysliman të Chelseat si mbështetës dhe nxënës shkollash do të ftohen të marrin pjesë, së bashku me stafin e Chelseas.

Iftari i Hapur do të zhvillohet në bashkëpunim me “Projektin e Çadrës së Ramazanit”, një shoqatë bamirëse e vlerësuar me çmime e themeluar në vitin 2013 me një mision për të bashkuar komunitetet dhe për të zhvilluar të kuptuarit e Ramazanit./GSS

Leave a Reply