Çfarë mund të ndodhë nëse konsumojmë vetëm fruta për darkë?

0
31

Ngrënia e vetëm frutave për darkë është bërë e njohur si një metodë për humbje peshe, por ekspertët po e vlerësojnë gjithnjë e më shumë këtë praktikë, shkruan 04 Online.

Sipas dietologes Sandra Lordén Álvarez, kjo mund të çojë në mungesë të ushqyesve thelbësorë si proteina dhe yndyrna të shëndetshme, të cilat janë të nevojshme për ngopje dhe funksionimin e mirë të trupit.

Frutat janë të pasura me vitamina dhe fibra, por ato përmbajnë sheqerna natyralë që mund të rrisin nivelet e glukozës në gjak, duke shkaktuar më shumë uri gjatë ditës.

Një alternative më e mirë për humbjen e peshës mund të jetë ngrënia e darkave me proteina, duke siguruar lëndët ushqyese të nevojshme dhe duke shmangur ushqimet e rënda vonë natën./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here