Bislimi: Opozita po u thotë ndërkombëtarëve, “Nëse na ktheni në pushtet, ne e themelojmë Asociacionin”

0
158

Kritika të ashpra për përfaqësuesit e partive opozitare, ka pasur Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, sa i përket çështjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Bislimi për Tëvë1, tha se e kupton emisarin e BE-së Josep Borell kur e kërkon themelimin e Asociacionit, por nuk e kupton kur këtë gjë e kërkojnë përfaqësuesit e opozitës.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, deklaroi opozita përveç presionit që po i bën Qeverisë së Kosovës, po ashtu sipas tij po u thotë ndërkombëtarëve se nëse i kthejnë ata përsëri në pushtet, do ta themelojnë Asociacionin.

Kjo sipas tij është urrejtje ndaj vendit e dashuri për pushtetin.

“Unë e kuptoj kur Borrelli e bën këtë kërkesë për arsye se marrëveshjet janë nënshkruar në Bruksel, por se kuptoj kur presioni bëhet nga ata të cilët e kanë shkruar dhe s’e kanë zbatuar marrëveshjen. Marrëveshja është nënshkruar në 2013, që nga viti 2013 kanë pasur katër kryeministra të gjithë të cilët e kanë mbështetur aktivisht Asociacionin. Thaçi, Mustafa, Haradinaj dhe Hoti. Asnjëri nuk e ka zbatuar. Tash të njëjtit jo vetëm që bëjnë presion te ne, por edhe dalin ndërkombëtarisht ata që kanë mundësi të dalin, e thonë që nëse na ktheni neve në pushtet ne e bëjmë Asociacionin”, tha ai në “Ditari” në Tëvë 1.

Ndërkaq, për planin franko-gjerman, Bislimi tha se Kosova i ka dërguar BE-së, pesë faqe me qëndrimet e tyre.

Leave a Reply