Gjëndrat tiroide ndodhen në pjesën e mesme të fytit dhe shërbejnë për të rregulluar metabolizmin me anë të hormoneve që prodhojnë.
Me fjalën “metabolizëm” kuptohet shpejtësia ose frenimi i djegies së substancave ushqimore në inde për të prodhuar energji, si dhe zhvillimi i organeve të ndryshme të trupit.
Funksioni i gjëndrës tiroide varet shumë edhe nga sasia e jodit që hyn në organizëm. Gjëndrat tiroide kanë këto shenja dalluese: dalja jashtë e kokërdhokëve të syrit, sy të shkëlqyeshëm e të gjallë, dridhje duarsh, dobësim të trupit, rrahje të shpeshta dhe të forta të zemrës.
Të sëmurët me tiroide preken shpejt emocionalisht, qajnë lehtë, kanë dhimbje koke, lëkurë të djersitur dhe të ngrohtë, shpesh të skuqur, si dhe heqje barku. Gratë mund të kenë çrregullime të menstruacioneve, ndërsa te disa persona shfaqen shtrëngesa në gjoks dhe vështirësi në frymëmarrje.
Funksioni i gjëndrës tiroide dobësohet nga ndikimi jo normal i gjëndrës së hipofizës mbi tiroiden, nga çrregullimet që prekin vetë gjëndrën, si dhe nga shkaqe të tjera të panjohura që veprojnë drejtpërdrejt mbi të. Kjo sëmundje prek më tepër gratë.
Gjëndra prodhon shumë hormone dhe si pasojë trupi pëson disa çrregullime të rëndësishme, si ato që u përmendën më sipër.
Kurimi i gjëndrës tiroide me mungesë jodi
Në një litër raki të fortë rrushi tretni 1 kg sheqer dhe më pas hidhni 40 kokrra arra të vogla (kur kanë push sipër). Ena mbulohet dhe mbahet 40 ditë në vend të errët.
Pihet nga një filxhan, dy herë në ditë: në mëngjes esëll dhe në darkë para gjumit.
Për personat që kanë gjëndra tiroide me mungesë jodi, specialistët e mjekësisë popullore këshillojnë që të mbahet pranë kokës së krevatit një degë pishe me boçen e saj të hapur, e cila çliron jod gjatë natës.
I sëmuri me probleme të tiroides duhet të konsumojë sa më shumë hurma të pjekura mirë, mundësisht të qullosura. Në vjeshtë, kur këto fruta gjenden më shumë, rekomandohet të hahen 6-10 kokrra, një orë para buke, për 30 ditë.
Personat që vuajnë nga gjëndrat tiroide duhet të pinë çdo ditë lëngun e 1-3 limonëve, ose 50 gramë lëkurë limoni të zier në 500 gramë ujë për 20 minuta. Ky çaj pihet dy herë në ditë nga një filxhan kafeje, esëll në mëngjes.
Gjithashtu rekomandohet konsumimi i mishit të peshkut të detit, pasi përmban shumë jod, ndryshe nga peshqit që rriten në liqene me ujëra të ëmbla.
Frashëri i bardhë
Zieni një litër ujë. Në momentin e vlimit hidhni 7-10 lugë gjelle me bimë të thata dhe të grimcuara. Lërini për 20-30 minuta dhe më pas kullojini.
Nga kjo masë pihen dy gota në ditë, të ëmbëlsuara sipas dëshirës.















































