Bertan Asllani rikthehet në skenën shqiptare, do të performojë krah Yll Limanit në Shkup

0
38

Një surprizë e veçantë po përgatitet për adhuruesit e muzikës shqiptare në Shkup.

Këngëtari dhe aktori i njohur Bertan Asllani pritet t’i bashkohet Yll Limanit në koncertin e madh që do të mbahet më 17 korrik në Shkup, duke shënuar kështu një rikthim të shumëpritur të tij në një skenë shqiptare.

Lajmi fillimisht nisi të qarkullonte në rrjete sociale, ndërsa më pas është konfirmuar edhe nga burime të Prive By Liberta Spahiu.

Bertan Asllani, i lindur në Shkup, ishte një nga emrat më të dashur të skenës shqiptare në zhanrin RnB dhe pop. Ai u bë i njohur me këngë të suksesshme si “Akoma të dua”, ndërsa prej vitesh karrierën e tij e ka zhvendosur në Turqi, shkruan Prive By Liberta Spahiu – transmeton GazetaExpress.

https://www.instagram.com/p/DaiVbfrBp8F/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=NTc4MTIwNjQ2YQ==

Në tregun turk, Bertani ka ndërtuar një karrierë të suksesshme si aktor dhe kompozitor. Ai është bërë pjesë e disa serialeve të ndjekura, përfshirë “Gecenin Ucunda” dhe “Yabani”, ndërsa ka punuar edhe në kolonat zanore të produksioneve të mëdha televizive.

Rikthimi i tij në skenë përkrah Yll Limanit ka ngjallur menjëherë interesim te fansat, të cilët prej kohësh kanë pritur ta shohin sërish në një koncert shqiptar.

Koncerti në Shkup vjen në kuadër të turit të Yll Limanit, i cili po vazhdon të mbledhë numër të madh publiku në çdo qytet ku po performon.

Pas Shkupit, Ylli do ta vazhdojë atmosferën në Kosovë, ku ka konfirmuar dy net të mëdha koncertesh në Prishtinë, më 24 dhe 25 korrik.

Bashkimi i Bertan Asllanit dhe Yll Limanit në Shkup pritet të jetë një nga momentet më të veçanta të këtij turi, duke sjellë në një skenë dy artistë shumë të dashur për publikun shqiptar. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here