Berisha: Abazoviqi erdhi në pushtet me mashtrime, sikurse Albini në Kosovë

0
324

Zyrtari i lartë i Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar rrëzimin e Dritan Abazoviqit nga pushteti.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Abazoviq ka ardhur në pushtet me demagogji e mashtrime, sikurse Albini në Kosovë.

Sipas tij, këtë të fundit e pret fat i njëjtë.

Na ishte njëherë njëfar Dritan Abazoviqi, kryeministër i Malit Zi. Erdhi në pushtet me demagogji e mashtrime, sikurse Albini në Kosovë, dhe realizoj detyrat e shtëpisë të marrura nga Serbia për bërjen e Malit Zi shtet jofunksional. E vërteta vonon, por nuk harron me ardhën, njëjtë do të vije edhe në Kosovë!”, ka shkruar ai.

Leave a Reply