Benzema nuk shkon te Barcelona, Romano zbulon dy opsionet për të ardhmen e tij

0
26

Karim Benzema nuk do të rikthehet në futbollin evropian pas largimit nga Al-Hilal, ndërsa një transferim te Barcelona është përjashtuar.

Specialisti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka hedhur poshtë zërat për një kalim të sulmuesit francez te klubi katalanas, duke theksuar se Benzema nuk i është ofruar Barcelonës.

“Karim Benzema nuk iu ofrua Barcelonës dhe Karim Benzema nuk do të shkojë te klubet evropiane”, deklaroi Romano.

Sipas tij, Benzema tashmë përballet me dy mundësi: të pensionohet nga futbolli profesionist ose të vazhdojë karrierën në Lindjen e Mesme.

Largimi i 38-vjeçarit nga Al-Hilal kishte nxitur spekulime për një rikthim në Evropë, por duket se një skenar i tillë nuk është në planet e ish-sulmuesit të Real Madridit./04 Online/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here