Anglia ka siguruar një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, pasi mposhti Norvegjinë në një ndeshje dramatike, falë një paraqitjeje të jashtëzakonshme të Jude Bellingham.
Norvegjia kaloi në epërsi në fund të pjesës së parë me Andreas Schjelderup, por Bellingham barazoi rezultatin me një gol të bukur, duke rikthyer Anglinë në lojë, shkruan 04 Online.
Ndeshja u vendos në vazhdime, ku mesfushori anglez realizoi edhe golin e dytë pas një topi të kthyer nga portieri Ørjan Håskjold Nyland, duke i siguruar skuadrës së Thomas Tuchel kualifikimin në mesin e katër kombëtareve më të mira të turneut.
Me gjashtë gola të shënuar në këtë Botëror, Bellingham vazhdon garën për “Këpucën e Artë”, ndërsa Anglia tani pret kundërshtarin në gjysmëfinale./04 Online/















































