Barcelona përgatit ofertën e re për Alvarezin

0
42

Barcelona nuk e ka hequr dorë nga transferimi i Julián Álvarezit dhe pritet ta intensifikojë ofensivën për sulmuesin argjentinas menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës.

Sipas raportimeve të Sport, drejtuesit e klubit katalanas janë duke përgatitur një qasje të re për të bindur Atlético Madridin që të lejojë largimin e 26-vjeçarit gjatë afatit kalimtar veror.

Madje, Barcelona është e gatshme të paraqesë një ofertë prej 130 milionë eurosh për kartonin e kampionit të botës me Argjentinën, duke e bërë atë një nga objektivat kryesorë për repartin ofensiv.

Álvarez konsiderohet si profili ideal për projektin e ri të Barcelonës, falë aftësisë së tij për të luajtur si sulmues qendror, por edhe në role të tjera në fazën e sulmit.

Mbetet të shihet nëse Atlético Madridi do të pranojë të negociojë për një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, ndërsa Barcelona synon të bëjë lëvizjen vendimtare sapo të përfundojë Botërori.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here