Barcelona e lëshon stadiumin për dasma

0
423

Barcelona në përpjekje për të mbledhur fonde për klubin, tani kanë njoftuar se çiftet mund të japin me qira stadiumin për ditën e tyre të veçantë, me paketa të ndryshme në dispozicion.

Opsioni më i lirë, i cili do të ishte në “Foundation Lounge”, kushton rreth 1600 euro dhe do të ishte më i përshtatshmi për një dasmë të vogël me rreth 25 deri në 50 persona të pranishëm.

Megjithatë, më e shtrenjta është “Salla e tribunës”, e cila vjen me disa dalje për pamje nga fusha., me një kapacitet prej 300 deri në 1000 persona, kjo hapësirë është në dispozicion për 13,500 euro.

Presidenti i Barçës, Joan Laporta, ka zbuluar gjithashtu planet për një rinovim të madh të stadiumit që do t’i shohë ata të luajnë në stadiumin Olimpik të qytetit gjatë sezonit 2023/24, shkruan Pulse, transmeton Klankosova.tv.

Me punimet që do të fillojnë këtë qershor, stadiumi do të njihet edhe si ‘Spotify Camp Nou’ nga sezoni i ardhshëm pas një marrëveshjeje sponsorizimi prej 250 milionë funtesh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here