Bandave kriminale po ju vjen fundi, Qeveria s’bën pazare dhe as s’i duron ato

0
244

Përmes një statusi në Facebook, Kurti tha se bandave kriminale atje po ju vie fundi dhe se sipas tij, ato e dinë këtë.

Teksa theksoi se Qeveria “as s’bën pazare me to dhe as s’i duron ato”.

“Bandat kriminale kanë intensifikuar sulmet në veri të Kosovës. Ato e dinë se po ju vie fundi. Qeveria e Kosovës as s’bën pazare me to dhe as s’i duron ato. Bombat që hedhin, plumbat që shkrepin dhe maskat që vendosin janë pafuqia e tyre politike e popullore”, tha ai.

Tutje kryeministri tha se pas këtyre sulmeve në veri do të ketë më shumë pjesëtar të Policisë së Kosovës atje dhe siç tha ai, do të ketë edhe hetime dhe ndjekje të kriminelëve të cilët ai tha se po paguhen nga Serbia.

“Me këto krime e sulme të armatosura në veri të Ibrit, doemos do të kemi më shumë polici të Kosovës atje. Sepse do të ketë hetime e ndjekje të këtyre kriminelëve, që paguhen nga Serbia e dirigjohen nga presidenti i saj. Shkeljet e shumta të ligjit nuk do të falen kurse tendencat për destabilizim kriminal do të dështojnë. Në katër komunat në veri nuk është ndarja në serbë e shqiptarë, por në banda kriminale dhe qytetarë”, tha ai.

Teksa ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës të mbështesin shtetin dhe Policinë e Kosovës të cilët siç tha ai po mbrojnë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, republikën dhe demokracinë.

“Kërkoj nga të gjithë qytetarët e Kosovës që të mbështesin shtetin dhe policinë e Kosovës, të gjithë zyrtarët tanë që po mbrojnë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, republikën dhe demokracinë”, tha ai./teve1.info

Leave a Reply