Ballkani i pafat në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Conference League.
Skuadra nga Suhareka u mund minimalisht 1-0 në transfertën e Viktoria Plzen, nga një gol aksidental që u realizua nga Kalvach.
Pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura me ekipin e trajnerit Ilir Daja që në këtë fraksion tregoi një formë të mirë.
Sfida u zhbllokua nga një gol aksidental i Kalvach në minutën e 73’, me këtë të fundit që u dha avantazhin dhe fitoren 1-0 vendasve.
Pas raundit të parë, Ballkani renditet në vend të tretë të Grupit C me zero pikë, pas Dinamo Zagrebit kryesues dhe Viktoria Plzen të vendit të dytë.
Ndeshja tjetër e Grupit C në Conference League ajo mes Dinamo Zagreb dhe Astana u mbyll me rezultatin 5-1.
Vendasit zhbllokuan sfidën në minutën e 43’me Petkovic që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Në fraksionin e dytë Dinamo Zagreb gjeti edhe tre herë të tjera rrugën drejt rrjetës, sërish Petkovic shënoi me penallti në minutën e 53’, Bulat realizoi në minutën e 58’, Marin në minutën e 85’ dhe Halilovic në minutën e 90+3′.
Ndërsa për Astanën rrugën drejt rrjetës e gjeti vetëm Hovhannisyan, i cili shënoi në minutën e 78’.
Rezultatet e ndeshjeve të Conference League: