Arteta kërkon ish-lojtarin e Ten Hag, Arsenal pranë firmës me mbrojtësin argjentinas

0
323

Pas transferimeve të Fabio Vieira nga Porto dhe Gabriel Jesus nga Manchester City,  Arsenal  është në prag të një tjetër goditje në merkato.

Bëhet fjalë për Lisandro Martinez, mbrojtësin argjentinas të Ajax.

Londinezët ofruan fillimisht rreth 35 milionë euro, por holandezët e refuzuan menjëherë, ndërsa tani, Arsenal ka përmirësuar ofertën e cila shkon në 43 milionë euro për kartonin e mbrojtësit.

Një ofertë që ende nuk ka marrë një përgjigje, pasi drejtuesit e Ajax po e shqyrtojnë për momentin. Lisandro ka shprehur hapur dëshirën për një transferim në  Premier League dhe kjo pritet të jetë vendimtare në këtë operacion. Pak kohë më parë u përfol edhe për një transferim të 24-vjeçarit te Manchester United, pasi trajneri Ten Hag e njeh shumë mirë, por drejtuesit e United janë të fokusuar për momentin te blerja e mesfushorit De Jong, duke ngadalësuar tratativën e Martinez.

Mikel Arteta u ka bërë me dije drejtuesve të Arsenal, se prioriteti i momentit është nënshkrimi me një mbrojtës dhe Martinez ka të gjithë cilësitë që trajneri spanjoll kërkon.

Lisandro Martinez numëron 7 prezenca me Argjentinën, ndërsa në Holandë, mbrojtësi numëron 120 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe 6 gola./SS

Leave a Reply