Arsenali s’di të ndalet, dërgon tjetër ofertë për mbrojtësin e Ajaxit

0
280

Arsenali ka bërë një ofertë të re për mbrojtësin e Ajaxit, Lisandro Martinez.

Topçinjtë kishin ofruar 30 milionë euro për argjentinasin gjatë javës së kaluar, por e njëjta është refuzuar, transmeton Klankosova.tv.

Daily Mail raporton se Arsenali tani ka dërguar një ofertë të re prej 40 milionë euro për të bindur klubin holandez, që është duke kërkuar 50 milionë euro për argjentinasin.

Agjentët e Martinezit ishin në Angli javën e kaluar për bisedime me Arsenalin.

Ndërkohë, Arsenali ka rënë dakord për një marrëveshje prej 55 milionë eurove për sulmuesin e Manchester Cityt, Gabriel Jesus, dhe planifikon një takim të mëtejshëm me Leeds United këtë javë për anësorin brazilian Raphinha.

Derisa ka siguruar shërbimet e Fabio Vieiras, nga Porto, për një shifër të raportuar prej 35 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset.

Leave a Reply