Arrestohet një burrë me nënshtetësi gjermane në Prizren, dyshohet se në vazhdimësi ushtron dhunë ndaj katër familjarëve

0
145

Policia e Kosovës ka arrestuar në Prizren një burrë me nënshtetësi gjermane, nën dyshimet se i njëjti në vazhdimësi ushtron dhunë ndaj katër personave, dy burrave dhe dy grave, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prizren / 28.03.2024 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull me nënshtetësi Gjermane pasi që i njëjti dyshohet se në në vazhdimësi ushtron dhunë kundër dy viktimave meshkuj kosovarë dhe dy viktimave femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Leave a Reply