Anulohet emisioni i Einxhel Shkirës në ‘Top Channel’? Flet moderatorja

0
317

Einxhel Shkira është ish banorja e “BBV” që habiti të gjithë me arritjen e saj deri në finale.

Por ndër të tjera ajo si dhuratë nga ‘Top Channeli’, mori një emision, shkruan lajmi.net.

Së fundi moderatorja ishte e ftuar në “Why Not”, ku ka sqaruar shumë gjëra dhe sigurisht ka folur edhe për eksperiencën e saj në “BBV”.

Aty ajo pati mundësinë të sqaronte njëherë e mirë zërat nëse emisioni që ju premtua nga ‘Top Channel’ do të realizohej apo jo.

Einxhel ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet rreth kësaj situate.

Madje ajo dha informacion se emisioni fillon në muajin shtator.

Leave a Reply