Manchester City mund të sigurojë “tripletën”, triumfin e trefishtë këtë sezon, duke fituar Premier League, FA CUP dhe Champions League, e megjithatë nuk duhet përkufizuar si skuadra më e mirë angleze e të gjitha kohërave.
Sipas Andy Cole, ky Manchester City as nuk krahasohet me Manchester United-in e tij të 1999.
Duke folur në një intervistë ish kampioni i djajve të kuq deklaroi:
“Përkufizimi i Manchester Cityt si skuadra më e mirë e historisë së Premier League është një mungesë totale respekti për Manchester United. Nëse Manchester City kompleton “tripletën”, nuk do të jetë një skuadër më e mirë se Manchester United. Nuk do të ndërroja asnjë nga lojtarët tanë të asaj skuadre me një lojtar të Manchester City-t. Do të ishte një mungesë respekti për shokët, pastaj, veç të tjerash, Manchester United deri më tani është skuadra e vetme që ka fituar “tripletën”.