Ambasadori gjerman përgëzon vendimin e qeverisë për Manastirin e Deçanit

0
84

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i është gëzuar vendimit të Qeverisë për Manastirin e Deçanit.

Ky vendim, ndonëse i vonuar sipas Rohdes, shënon hap të rëndësishëm në përkushtimin e shtetit në sundimin e ligjit.

“Më në fund është bërë! Edhe pse zbatimi i vendimit të Kushtetueses për Deçanin ishte shumë i vonuar, ai shënon një hap të rëndësishëm në përkushtimin e shtetit ndaj sundimit të ligjit. Ne përgëzojmë qeverinë e Kosovës, të gjithë aktorët politikë të përfshirë dhe Manastirin e Deçanit për këtë moment historik” shkroi Rohde në reagimin e tij.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tokën rreth Manastirit të Deçanit.

“Për të arritur një qëllim shumë më madhor që ia kemi borxh shtetit e që hap mundësi të papara më herët ne duhet të bëjmë një hap përpara me maturi e përgjegjësi si një vend i pavarur e sovran. Andaj, sot i kemi thënë Agjencisë Kadastrale të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi Kurti.

Leave a Reply