Nga e mërkura e javës së kaluar, familja Neziri në Mitrovicë po u bën konak mysafirëve nga gati krejt Kosova.
Sebep i vizitave është përkrahja ndaj djalit të tyre, Aliut, i cili u sulmua nga një person, deri tash i panjohur, në sheshin e qytetit.
29-vjeçari me aftësi të kufizuara, pësoi lëndime në dy këmbët e tij, në rastin që i ndodhi kur ishte duke shëtitur, njofton Klan Kosova.
Ecjen në qendër të Mitrovicës e bën rëndom, teksa ndihmohet jo rrallë nga qytetarët për shkak të kushteve të rënda që ka.
I riu, i cili shprehet me vështirësi, vazhdon të ketë dhimbje në disa pjesë të trupit. /Klankosova.tv