Albina Kelmendi po shijon ditët e fundit të shtatzënisë, teksa së fundmi ka ndarë me ndjekësit një selfie, ku shfaqet e buzëqeshur dhe plot nur.
Këngëtarja, e cila së fundmi bëri të ditur se është në pritje të fëmijës së saj të parë me partnerin, Valonin, vazhdon të jetë aktive me koncerte dhe angazhime artistike, shkruan 04 Online.
Në pritje të kapitullit të ri në jetën e saj, Albina ka treguar se po e përjeton me shumë emocion këtë periudhë të veçantë, ndërsa fansat nuk kanë kursyer urimet dhe komentet pozitive./04 Online/
















































