Alarmuese: 61 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda një dite në Kosovë

0
52

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar gjithsej 61 aksidente trafiku, duke ngritur shqetësime për sigurinë në komunikacion.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar edhe 2 mijë e 76 gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut rrugor.

Po ashtu, autoritetet kanë arrestuar 21 persona për vepra të ndryshme, ndërsa 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Policia vazhdon të apelojë për kujdes më të madh në trafik dhe respektim të rregullave rrugore, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së sigurisë publike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here