Aktivistë çekë mbështesin Kosovën, protestojnë para ambasadës së Serbisë (FOTO)

0
621

Aktivistë çekë sot kanë protestuar para Ambasadës së Serbisë në Pragë, duke e mbështetur Kosovën sa u përket tensioneve midis dy vendeve të Ballkanit.

“Kosova nuk është Serbi”, thuhet në njërën prej pankartave, ndërkaq “Miqtë e Rusisë nuk janë të mirëpritur këtu” thuhet në tjetrën.

Ishte ish-ministrja Meliza Haradinaj-Stublla ajo që e ka shpërndarë një fotografi në Facebook e cila fillimisht ishte plasuar në Twitter.

“Sot disa aktivistë çekë protestuan para Amabsadës së Serbisë në Pragë me mesazhe të qarta në mbështetje të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Ajo ka shpërndarë fotografinë e Jakub Janda.

Leave a Reply