Adnan Dibrani bëhet deputeti i parë kosovar në Parlamentin Evropian

0
112

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka njoftuar se Adnan Dibrani ka fituar ulëse në Parlamentin Evropian në zgjedhjet që u mbajtën këto ditë.

Tahiri në një postim në “X” ka shkruar se Adnani po bëhet shqiptari i parë nga Kosova i zgjedhur në Parlamentin Evropian.

“Adnani është nga Mitrovica dhe ka emigruar në Suedi në vitet e 90-ta, ku kishte një angazhim të madh si qytetar aktiv. Ai ishte deputet në Suedi dhe gjithashtu anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, ka shkruar Tahiri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here