Abdixhiku promovon shkollën politike “Ibrahim Rugova” të partisë që ai e udhëheqë

0
229

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka treguar se është hapur Shkolla Politike “Ibrahim Rugova”, kjo shkollë e cila promovon rugovizmin, lëvizje politike e ushtruar nga LDK-ja.

Rugovizmi është ideologji politike e krijuar nga LDK-ja, që ka për qëllim që të promovojë politikat e djathta, si në ekonomi, kushtetutë, shtetin. Ndërsa sipas ekspertëve kjo ideologji nuk përbën diçka ndryshe si ideologjitë e tjera të djathta, vetëm se emri është portretizuar nga lideri i ndjerë i kësaj partie, Ibrahim Rugova.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi nga Selia Qendrore e LDK-së.

Këtu, sot, klasa e dytë e gjeneratës së parë, po i nisë ligjeratat në Shkollën Politike ‘Ibrahim Rugova”. Ky grup i jashtëzakonshëm prej të rinjëve e të rejave, sikurse Klasa e Parë para tyre, përgjatë dhjetë javëve të ardhshme do të mësojnë për të djathtën, rugovizmin, shtetin, kushtetutën, ekonominë e tregut, institucionet e Republikës e ato transatlantike; idetë që na veçojnë e programin ideologjik e politik ‘Rruga e Re’.

Andi, Besarti, Butrinti, Dilara, Djellza, Donita, Elioni, Erioni, Erza, Gema, Igballja, Lorenta, Luani, Marigona, Rinesa, Rroni, Rinesa, Senati, Vlera e Ylli janë 20 studentët e përzgjedhur nga interesimi i madh për thirrjen e dytë. Mosha mesatare e tyre është 19 vjet. Të gjithë janë studentë të dalluar e me plot kurreshtje politike.

Jam shumë i lumtur që kanë zgjedhur të ndjekin me vullnet të mirë Shkollën tonë. Jam edhe më i lumtur për interesimin e madh të të rinjëve për të djathtën. Mes tyre kemi liderët e së nesërmes. E ardhmja jonë është e ndritshme!

Suksese! /Lajmi.net/

Leave a Reply