Abdixhiku: Bondsteel të shndërrohet në bazë permanente amerikane në Kosovë

0
145

Lideri i LDK-së Lumir Abdixhiku ka vazhduar takimet në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara. Abdixhiku sot ka takuar Senatoren Republikane, Joni Ernst.

“Me këtë rast, kryetari Abdixhiku, shprehu mirënjohjen e veçantë ndaj Senatit për mbështetjen e vazhdueshme që i jep Kosovës”, ka njoftuar zyra për media e LDK-së.

Kreu i LDK-së në opozitë, sërish ka shtruar kërkesën për ngritjen e marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës e SHBA-ve nëpërmjet nënshkrimit të ‘Kartës për Partneritet Strategjik’, shndërrimin e Kampit Bondsteel në bazë permanente amerikane në Kosovë, si dhe ndihmesën e mëtutjeshme të SHBA-ve për ankorimin e Kosovës si vend anëtar dhe i barabartë mes shteteve të NATO-s.

“Vlen të theksohet se, Senatorja Ernst ka shërbyer në ushtrinë amerikane për mbi 23 vite, me ç’rast promovon në vazhdimësi nevojat e mbrojtjes kombëtare brenda dhe jashtë SHBA-ve, ndërkaq në këtë promovim e angazhim të saj, edhe Kosova ka zënë gjithherë vend të veçantë”, thuhet në komunikatën e LDK-së./RTK

Leave a Reply