AAK-ja paralajmëron Rezolutë për dorëheqjen e Qeverisë ose shpërbërjen e Kuvendit

0
101

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se kanë përgatitur një kërkesë për një debat parlamentar në trevjetorin e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin, raporton Gazeta Sinjali.

Deputeti i AAK-së tha se kjo qeveri vetëm i ka bërë dëme vendit.

Ne kemi përgatitur një kërkesë për një debat parlamentar në trevjetorin e kësaj keqqeverisje, e cila realisht ka arritur t’i bëjë vetëm dëme Kosovës dhe ta kthejë në pikën më të errët që nuk e ka besuar askush ndonjëherë”, ka thënë Tahiri.

Në një konferencë për media, Tahiri është shprehur i kënaqur me deklaratën e Kurtit, për të cilin thotë se edhe vetë e ka kuptuar se ai duhet të dorëhiqet.

Unë jam i kënaqur që dje kryeministri Albin Kurti e tha edhe vetë dhe e ka kuptuar edhe vetë se ai duhet të dorëhiqet dhe vendi të shkojë në zgjedhje. Kur në fillim të këtij mandati, kryetari Haradinaj thoshte se ky është një mashtrues, njerëzit shikonin me habi të madhe. Ajo çka karakterizohet këto tri vite është me të vërtetë një qeverisje që nuk i qëndron asnjë vendimi mbrapa dhe siç e patë edhe vetë, kryeministri u dorëzua në mandatin e tij të tretë dhe duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje”, tha ai.

Leave a Reply