94 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë, policia dënon mbi 2 mijë e 100 shoferë

0
261
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës vazhdimisht po bënë apele për pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat në trafik, pasiqë numri i aksidenteve që po ndodhin në vendin tonë po vazhdon të jetë shqetësuese.

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 94 aksidente trafiku, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet.

Ndërkaq, 32 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 62 të tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.

Në statistikat e përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se janë shqiptuar edhe 2 mijë e 153 tiketa trafiku, për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar edhe 33 persona, ku 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe dy të tjerë në vuajtje të dënimit.

Leave a Reply