5 trajtimet për lëkurën që do të ndryshojnë industrinë e bukurisë

0
368

Për shumë njerëz, një vit i ri do të thotë fillim i ri në shumë aspekte dhe bukuria mund të jetë një prej tyre. Industria e bukurisë duket se do të pësojë goxha transformim gjatë 2024-ës, falë teknikave të reja që do të futen për të trajtuar dhe ndryshuar lëkurën tuaj. Serume, kremra, produkte kozmetike apo trajtime profesionale në qendra estetike, ky është momenti të njiheni me pesë risitë që do prekin industrinë e bukurisë këtë vit.

-Kujdesi probiotik për lëkurën

Kjo lidhet me kujdesin së brendshmi! Arritja e një lëkure të shëndetshme dhe plot shkëlqim nuk ka të bëjë vetëm me vendosjen e serumit apo kremit të duhur, por edhe me regjimin ushqimor dhe produktet që ju konsumoni. Fibrat, polifenolet janë ato që duhen për të balancuar mjedisin e zorrëve, reduktojnë inflamacionin dhe ndikojnë direkt në shëndetin e lëkurës suaj.

-Terapi me dritë LED

Nuk është sekret që terapia me dritë LED ka qenë një zbulim kohët e fundit, por gjatë 2024-ës me sa duket do të ketë një përdorim në masë në fushën e bukurisë. Nëse doni të pastroni lëkurën nga hiperpigmentimi, aknet dhe rrudhat e lehta, ky trajtim është për ju. Një maskë LED është e përsosur edhe për përdorim në kushtet e shtëpisë, gjithnjë nëse doni rezultate kundër plakjes dhe pastrimit të lëkurës.

5 trajtimet për lëkurën që do të ndryshojnë

-Kujdesi epigjenetik i lëkurës

Mes lëkurës dhe AND-së sonë ka një lidhje, sidomos kur bëhet fjalë për të trajtuar problemet me kalimin e moshës. Dermatologët, po e orientojnë industrinë e bukurisë edhe drejt kësaj qasjeje, për të trajtuar lëkurën jo vetëm në nivelin sipërfaqëos, por edhe atë gjenetik me kremra dhe serume specifike.

-Yoga për fytyrën

Nëse yoga tradicionale nuk është e preferuara juaj, mund të konsideroni atë për fytyrën. Me mbi 2.8 miliardë shikime në TikTok, #faceyoga është një regjim i shpejtë ushtrimesh në shtëpi që synon të zvogëlojë dukshëm vijat e holla të rrudhave në fytyrë.

-Ekzozomet

Viti 2024 po mbështetet në shkencë për të ndihmuar në rivendosjen dhe ruajtjen e shkëlqimit natyral të lëkurës përmes ndihmës së ekzozomeve. Me fjalë më të thjeshta, janë disa aleatë të fshehtë që gjenden te kremrat dhe serumet e kujdesit për lëkurën.

Leave a Reply