3 receta për flokë të shëndetshëm

0
170

Flokët e dëmtuar janë një problem i zakonshëm që prek shumicën prej nesh. Për fat të mirë, nëna natyrë ka zgjidhje për të luftuar çdo problem flokësh. Është në dorën tonë nëse duam t’i rekuperojmë flokët nëpërmjet zgjidhjeve të lehta natyrore apo të përdorim produkte kimike të ashpra.

Më poshtë janë të listuara disa maska me përbërës natyral që ndihmojnë në rigjenerimin e flokëve.

1.Maska me vezë

Veza, veçanërisht e verdha e vezës, është një burim i pasur me yndyrna dhe proteina dhe është e mirë për hidratimin e lëkurës së kokës. E bardha e vezës përmban enzima që eliminojnë bakteret dhe pastrojnë kokën duke parandaluar vajisjen.

Gjithçka duhet të bëni është të rrihni një vezë dhe ta aplikoni në lëkurën e kokës dhe te flokët tuaj. Mbajeni për gjysmë ore pastaj lani flokët me shampo. Përsëriteni këtë dy ose tri herë në muaj dhe do të shihni ndryshimin.

2.Maskë me luleshtrydhe

Maska e flokëve me luleshtrydhe sjell një aromë të këndshme dhe ndihmon në hidratimin e flokëve në thellësi.

Për të përgatitur këtë maskë ju nevojiten disa luleshtrydhe, një e verdhë veze dhe dy lugë vaj ulliri. Përzieni të gjithë përbërësit dhe aplikojeni atë në flokët tuaj. Lëreni për gjysmë ore dhe lajeni kokën me shampo.

3.Maska me majonezë

Majoneza njihet për shkëlqimin që u jep flokëve, i bën më voluminozë dhe të hidratuar.

Për të aplikuar këtë maskë të thjeshtë dhe efektive për flokët, merrni një çerek filxhani majonezë dhe shtoni disa pika vaji esencial. Përziejeni mirë dhe aplikojeni në flokë dhe kokë. Mbajeni për gjysmë ore pastaj lajeni me shampo si zakonisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here