Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe gjatë kohës së luftës në Kosovë, Tony Blair, sot do t’u drejtohet me një fjalim deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Seanca solemne do të fillojë nga ora 10:15, ndërsa paraprakisht Blair do të pritet nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Vizita e tij përfshinë edhe takimin me presidenten Vjosa Osmanit dhe kryeministrin Albin Kurti.
Sipas agjendës, në ora 09:00, presidentja Osmani do të pres Tony Blair në një takim në objektin e Presidencës.
Mediat do të kenë mundësinë të marrin pamje të pritjes para objektit, ndërsa pas takimit, presidentja dhe Blair do të bëjnë deklarata për mediat.
Kurse, në ora 10:45, kryeministri Kurti do të takohet me Tony Blair në një takim në oborrin e Qeverisë.
Gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s, më 1999, Blair ka qenë kryeministër i Britanisë së Madhe.
Bashkë me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, konsiderohen si mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës në atë kohë.