25 vite nga rënia heroike e Nebih, Ymer dhe Enver Buqa

0
149

Pikërisht sot, mbushen plotë 25 vite që jehona e dëshmorëve të familjes Buqa, mbeten krenaria kombëtare, kurrë të paharruar që me pietet përkujtohen Nebih, Ymer dhe Enver Buqa dëshmorë të kombit.

Sot, e 25 vite më parë në lagjen “Arbana” ishte krenaria e madhe e familjes Buqa, kur me luftën dhe qëndrimin e tyre Nebih e Ymer Buqa, ranë në altarin e lirisë.

Ata që për asnjë kusht nuk deshën ta lënë pragun e shtëpisë që në shtëpitë tona të shkel armiku shekullor i këtyre trojeve, ata u martirizuan sepse ishin largpamës dhe të vetëdijshëm se liria po agonte. Andaj, ata vunë si bazament të fuqishëm gjakun dhe jetën e tyre. Përderisa po sot, me përkushtim të idealit dhe atdhetarit po në këtë familje atdhetare u përkujtua dëshmori i kombit Enver Buqa ai që me uniformë e UÇK-së u solidarizua që nga krismat e para dhe ftesa e komandantit legjendar Adem Jashari për të mbetur edhe pushka e lirisë bashkë me amanetin komandantit legjendar.

Familja Buqa i dha Kosovës tre burra e Nebiu me dy bijtë e tij u bë shembull i atyre burrave që për atdhe e për Kosovë nuk kursyen as pikën e fundit të gjakut. Enveri si ushtar i uniformuar e i dalluar në shumë beteja të njëpasnjëshme në fronte lirie dhe emrat e këtyre dëshmorëve të familjes Buqa, do të kujtohen përgjithmonë nga ne që tani po e gëzojmë lirinë e Kosovës.

Prandaj ata sot me rastin 25 vjetorit të pavdekësisë edhe njëherë përkujtohen së pari të nderohet vizioni i tyre dhe po kështu të nderohet gjaku për liri ta këtë vlerën ashtu siç e njeh bota se ata nuk vdesin derisa të këtë jetë mbi këtë TOKË.

Leave a Reply