15 ditë kohë, Milan vendos me “shpatulla pas muri” Leaon

0
141

Milan dëshiron me çdo kusht rinovimin e kontratës me Rafael Leaon. Por, kuqezinjtë pas muajsh që i dedikohen kësaj çështje, nuk kanë ndërmend të presin më gjatë dhe së fundmi po shtyjnë fort që palët të mbërrijnë në një marrëveshje brenda 10 apo maksimumi 15 ditëve të ardhshme.

Synimi i drejtuesve italianë është që çështje e portugezit të marrë zgjidhje para sfidës çerekfinale në Champions League ndaj Napolit. Besimi është i madh se palët mund të gjejnë gjuhën e marrëveshjes. Leao duket i apasionuar pas ngjyrave kuqezi, edhe pse kërkon me ngulm një rritje rroge deri në shtatë milionë euro. Në fakt, klubi ofron më pak, por përfshirë bonuset palët duken drejt akordit.

Një tjetër shtysë për drejtuesit e Milan që të mos e lëshojnë sulmuesin është edhe raporti i tij me shokët e skuadrës. Leao është i përshtatur më së miri dhe i integruar me grupin në dhomat e zhveshjes ndërsa jep shembull edhe duke u rikthyer një ditë më herët nga grumbullimi me kombëtaren për të rinisur stërvitjet nën drejtimin e trajnerit Stefano Pioli.

Leao kërkon të jetë në maksimum në ndeshjet më vendimtare të sezonit dhe të rikthehet tek goli me Milanin duke qenë se nuk shënon prej mesit të janarit, teksa rinovimi i mundshëm pritet të ndikojë edhe tek rendimenti në fushë i 23-vjeçarit./SS

Leave a Reply