𝐒𝐡đȘđąđ©Ă«đ«đąđš 𝐞 đŹđĄđ©đšđ„đ„ ‘𝐧𝐹𝐧-đ đ«đšđ­đšâ€™ đˆđ đ›đšđ„đ„đž 𝐇𝐼𝐝𝐼𝐭𝐱𝐧

0
66

Ministri i PunĂ«ve tĂ« Brendshme, Besfort Lamallari, ka nxjerrĂ« urdhrin pĂ«r shpalljen “person i padĂ«shiruar nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€, pĂ«r njĂ« periudhĂ« 15-vjeçare, pĂ«r Ikballe Huduti (Berisha).

Mësohet se motivi i këtij vendimi bazohet në informacionet e grumbulluara, sipas së cilave, veprimtaria e Hudutit vlerësohet si kërcënim për vendin, sigurinë kombëtare, si dhe rendin e sigurinë publike.

Urdhri i Ministrit të Brendshëm Lamallari i është dërguar për zbatim Policisë së Shtetit dhe strukturave të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit.

Ikballe Berisha Huduti ka lindur dhe shkolluar nĂ« qytetin e Prizrenit. Ka mbaruar MedresenĂ« dhe mĂ« pas ka studiuar letĂ«rsi. PĂ«r publikun nĂ« KosovĂ« njihet si mbĂ«shtetĂ«se e islamit shiit qĂ« kryesisht Ă«shtĂ« i shtrirĂ« nĂ« Iran e Irak. /abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here