Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është raportuar e zhdukur në Prizren.
Sipas raportit 24-orësh të PK-së, rasti është paraqitur në Polici të dielën nga një grua.
“Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e Policisë.
Rasti thuhet se është në procedurë hetimore.