Zgjatet në nëntë muaj kalimi i kufirit pa dokumente identifikuese

0
229

Përgjatë nëntë muajsh në vit, shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës do të kalojnë kufirin pa kontrolle të dokumenteve identifikuese. 

Ministritë e Brendshme të të dyja shteteve kanë nënshkruar protokollin e ri, sipas të cilit në pikëkalimin Morinë-Kukës nga 1 maji deri 30 shtator dhe 1 nëntori deri 28 shkurt qytetarët do të lëvizin pa kontrolle kufitare. 

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka thënë se sidomos gjatë sezonit do shmangen kolonat e gjata.

“Sot nënshkruajmë një protokoll të ri ndryshues të protokollit ekzistues për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikëkalimin Morinë-Kukës të nënshkruar më 20 qershor 2022. Ne do të mundësojmë lehtësimin e procedurave të kalimit, verifikimit kufitar në pikëkalimin e përbashkët Morinë-Kukës për periudhën 1 maj-30 shtator dhe 1 nëntor-28 shkurt, pra gjithsej nëntë muaj në vit, në ndryshim nga protokolli në fuqi që parashikonte vetëm katër muaj. Nuk do të ketë kontrolle të pasaportave, të kartave të identitetit për shtetasit e të dy vendeve tona”, ka thënë Balla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here