Granit Xhakës i ka pëlqyer reagimi i Bayer Leverkusenit pas humbjes 3:2 nga Leipzigu.
Kampioni gjerman fitoi 4:1 ndaj Hoffenheimit, të shtunën.
“Kicker” ka shkruar se paraqitja e Xhakës ishte dukshëm më e mirë se në dy ndeshjet e para të këtij edicioni.
“Pas humbjes nga Leipzigu dhembja ishte e madhe pasi ishte humbje e panevojshme”, ka thënë Xhaka.
“Por ndaj Hoffenheimit reaguam si duhet. Ekipi i mirë nuk mposhtet dy apo tri herë rresht, por ngrihet sërish”.
Xhaka vlerëson se Leverkuseni është në rrugën e duhur.
“Qartë se jo çdo gjë është e përkryer në xhiron e parë apo të dytë. Kemi luajtur me besim. Pas rezultatit 2:1, kemi vuajtur pak por sërish ishim shumë të sigurt. Megjithatë ne thjeshtë po i japim shumë shpresa kundërshtarit pasi po udhëheqim 2:0, edhe kur po kemi çdo gjë nën kontroll. Startuam shumë mirë, ishim dominantë, krijuam shanse”.