Në përfundim të derbit mjaft intensiv me Espanyolin, Barcelona siguroi matematikisht titullin kampione e Spanjës.
Trajneri Xavi Hernandez ka komentuar fitoren vendimtare për titull, ndërsa thekson se kanë punuar shumë.
“Ndjenjë e mrekullueshme. Një punë e bërë mirë, e gjithë kjo filloi korrikun e kaluar, ishin 10 muaj punë dhe sakrifica. Tifozët, klubi, e meritojnë. Na jep stabilitet dhe besim se gjërat po shkojnë mirë. E vulosëm kampionatin me një ndeshje fantastike. Ne ishim të shkëlqyer. Ekipi përfundimisht u qetësua dhe kundërshtarët u treguan krenarë. Ne fituam La Ligën në një derbi, që nuk është një gjë e zakonshme. Ishte një skenar i veçantë dhe ne e diskutuam para ndeshjes”-tha Xavi.