Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt që u vra më 29 nëntor të vitit 2023, është deklaruar para mediave pas konferencës së Prokurorisë ku u njoftua për ngritjen e aktakuzës ndaj tre të dyshuarve për rastin e 30 vjeçares.
Ai tha se presin dënim kapital ndaj tani të akuzuarve.
“E mirëpresim ngritjen e aktakuzës. Pra në emër të familjes ju falendërojmë të gjithë, edhe prokurorinë dhe hetuesinë. Ne kemi besuar në drejtësi dhe vazhdojmë të besojmë. Ajo çfarë duam është që sa më shpejt gjykata të vendosë një dënim kapital që të lehtësojë zemrat tona dhe të fëmijëve të saj sadopak”, tha ai
Leonard Ademaj u pyet se cili është motivi i vrasjes.
“Akoma nuk e kemi lexuar aktakuzën, kur ta lexojmë do ta shohim edhe ne. Është një ditë e rëndë për ne”, tha ai.