Vazhdon drama: Pas Lumbardhit, edhe Azemi në vaj për Albën – Blero e ngushëllon

0
749

Një dramë e vërtetë ka filluar në shtëpinë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 2.

Trekëndëshi i krijuar mes tre banorëve Lumbardhit-Albës-Azemit ka shfaqur ndjenja negative për të tre, të cilët i pasqyruan edhe me lotë.

Ishte Lumbardhi i cili nisi të vajtonte mbrëmë pasi pa duart e Albës e Azemit të kapura teksa të dy ishin në gjumë.

Duke ia shpjeguar situatën se nuk ishte e qëllimshme Alba shpërtheu në lotë para Lumbardhit, e cila deklaroi se i shikon të dy si shokë.

Në lotë shpërtheu edhe Azemi, të cilin e ngushëlloi Blero.

Leave a Reply