Urë e re, Mali i Zi-Shqipëri, Velipoja dhe Ulqini afrohen në 20 km, mbaron në 2024

0
311

Shqipëria dhe Mali i Zi kanë rënë dakord për ngritjen e një ure mbi lumin Buna. Ajo do jetë një pikë e afërt lidhjeje me Velipojnë këtej, dhe Ulqinin në Malin e Zi. Ura e gjatë 310 metra do të shkurtojë distancën me dy qendrat turisitikë nga 67 që është sot në rreth 20 km.

Projekti i prezantuar nga kryeministri i Rama dhe Abazovic, në Ohër vitin e kaluar, pritet të ndërtohet brenda në gusht të vitit 2024.

Sipas projektit, ajo do të ketë dy korsi të gjera më pak se katër metra dhe do të përfshijë trotuare dhe rrugëkalime për biçikleta. Lartësia e saj do të jetë 10 metra, për të garantuar rrjedhjen normale të lumit.

Në kontekst më të gjerë, ura nuk do t’u shërbejë vetëm banorëve pranë saj, por do të hapë tregjet turistike nga Shqipëria, Greqia, Kosova dhe më gjerë. Në të ardhmen ajo mund të bëhet edhe pjesë e korridorit bulu.

Qeveria e Malit të zi ka ndarë në buxhetin e këtij viti 3.5 mln euro për këtë projekt, ndërsa kosto e përgjithshme të saj mund të arrijë rreth 10 mln euro dhe do të financohet me parimin 50 me 50 nga të dy qeveritë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here