U.D. Kryeprokurori i Shtetit mbajti takimin e kolegjiumit me prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorët e prokurorive të Republikës së Kosovës

0
97

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur takimin e kolegjiumit me të gjithë kryeprokurorët e prokurorive themelore, Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale si dhe Kryeprokurorin e Prokurorisë së Apelit, ku të pranishëm ishin edhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, të cilët monitorojnë  prokuroritë përkatëse.

Në fillim të takimit, U.D. Kryeprokurori Kelmendi u interesuar për gjendjen në secilën prokurori, me ç’rast u njoftua për së afërmi nga kryeprokurorët për numrin e prokurorëve në prokuroritë që ata i drejtojnë, për rezultatet, të arriturat, sfidat dhe çështjet tjera me rëndësi.

Gjatë diskutimeve të përbashkëta u theksua nevoja për plotësimin e vendeve të përcaktuara me prokurorë të rinj si dhe rekrutimin e stafit mbështetës në mënyrë që të avancohet efikasiteti dhe efektiviteti në trajtimin e lëndëve penale në secilën prokurori.

Po ashtu, pjesë thelbësore e këtij takimi ishte diskutimi lidhur me rritjen e efikasitetit dhe zbatimin sa më unik të praktikave gjatë trajtimit të regjistrave penal, përkatësisht lëndëve penale me PP, PPN dhe PPP nga ana e prokurorëve, dhe trajtimi sipas afateve ligjore i ankesave të qytetarëve për rastet disiplinore ndaj prokurorëve.  

Në fund të takimit, U.D. Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, iu ka ofruar bashkëpunim të ngushtë të gjithë kryeprokurorëve në adresimin dhe tejkalimin e të gjitha sfidave institucionale.

Leave a Reply