Tuneli i Llogorasë hapet sot për qarkullim.
Në orën 10:00, do të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të tunelit më të gjatë në Shqipëri.
Me një gjatësi prej 5.9 kilometrash, ky tunel do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut.
“Është një nga veprat historike që do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut”, shkroi kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetin social “Facebook”.