Tre vite pushtet, asnjë projekt të ri. Totaj punësoi djalin, rejën dhe familjarët e drejtorëve e dostave

0
511

Rishtas.

Në qoftë se i referohemi kuptimit të fjalës:

“Rishtas”: Filloi rishtazi. U krijua rishtazi.

E në qoftë se i referohemi punës së pushtetit aktual Komunal dhe kryetarit aktual të Prizrenit Shaqir Totaj.

S’mund të gjem punë apo shërbim të ofruar qytetarit, që është bë “rishtazi”!

Po të kërkoje drejtori për drejtori …kot është.

Madje as edhe një premtim i realizuar !

As edhe një qerdhe e re (ajo në lagjen e Trimave është projekt i qeverisë së kaluar, njejtë si ne lagjen Bajram Curri që e trashëguan të gatshme) , përpos qerdhës që ndërton Ministria ne lagjen Dardania .

Po edhe ti kthej shujtat ,s’janë rishtazi.

Madje as testet e kancerit po ti kthej, s’janë rishtazi, nga se i ka bë qeverisja e kaluar!

Njejt si shërbim Paliativ, që pas mashumë se dy viteve që e ndalua , mashtruan se s’ishte rishtazi , e kishte ofruar qeverisja e kaluar rishtazi.

Në Administratë rishtazi sështë kthimit i fotokopjesë të letër-njoftimit që i kërkohet qytetarit të bëj për shumicën e kërkesave!

Nga se rishtazi ishte shërbimi i qeveris së kaluar me shërbimin “one stop shop ” ku fotokopja e letërnjoftim-it ishte larguar !

Rishtazi nuk është edhe kjo rrugë e shtruar ne fshatrat Vlashnje -Kobaj ( me punim shkel e shko) , se ka ekzistuar!

E ç’ka është rishtazi ne këtë qeverisje dhe nga ky Kryetar ?

Rishtazi është që gjatë mandatit të punësosh: djalin, rejen e familar si Kryetar ne detyrë !

Rishtazi është që pjesën ma të madhe të kuvendarve për vota t’ju punësosh familjaret , madje edhe vet ata (paturpësisht të qëndrojnë ne sallën e Kuvendit ende deri ne fund të mandatit ).

Rishtazi është punësimet e familarve të drejtorave të qenë në detyrë.

Shkruan: Islam THAQI – Asambleist i LVV-së në Prizren

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here