Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pirea të Greqisë, ku një 50 vjeçar është gjetur i varur në banesën e tij.
Ngjarja fillimisht u raportua si vetëvrasje pasi burri ishte i lidhur me një litar në fyt. Por Por pas hetimeve, policia dyshoi se gruaja që ishte në shtëpi mund të kishte lidhje me vrasjen e tij.
Pasi është marrë në pyetje, gruaja ka thënë se mes tyre ka pasur një sherr, pasi sipas saj viktima i kishte para borxh.
Mediat greke shkruajnë se gruaja ka raportuar në polici se ka tentuar që ta mbyste me një litar por pa ia arritur. Më pas, 50 vjeçari ka shkuar në dhomën e tij për t’u vetëvrarë.
Gruaja ka thënë se e ka parë kur ai ka vendosur litarin në fyt dhe është varur, dhe se ajo nuk i kishte bërë asgjë përveçse sipas saj e ka ndihmuar duke i hequr karrigen.
“E kam ndihmuar, i kam shtyrë karrigen ”, ka thënë ajo, raportojnë mediat greke.