Suharekasi i shkon komshiut me armë në oborr – iu kyq ilegalisht në internet

0
424

Më datën 13.05.2022 në orën 15:40, Ankuesi kishte shkua në stacion policor në Suharekë, ku raporton rastin se në fshatin Bllacë të Suharekës, komshiu ka hyr në oborrin e shtëpisë se  tij dhe e kishte  kanosur me armë zjarri. Sipas ankuesit arma nuk është përdorur por vetëm e ka ekspozua  duke e kanosur me jetë. Me pas i dyshuari largohet.

Policia, menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme, ka kontaktuar të dyshuarin: S. S., të moshës 48 vjeçe, m/sh/k, i cili ka qen kooperativë , ka dorëzuar armën dhe ka pranuar se ka kanosur komshiun e tije për arsyeje  kyçje  të pa rregullt në internetin e tije.

Policia në cilësinë e provave  materiale e ka sekuestruar:   

• Një pistoletë

• Një karikator dhe

• 10 copë fishek

I dyshuari është sjell në stacionin policor në Suharekë, është  intervistuar në lidhje me rastin ku i dyshuari pranon se arma e ekspozuar është në pronësinë e tij me të cilën e kishte  kanosur  viktimën. Lidhur me këtë rast  është njoftuar prokurori i shteti i cili ka rekomandua qe pas intervistës i dyshuari te dërgohet për ekzaminim mjekësor në spitalin rajonal në Prizren.Pas ekzaminimit  mjekësor i dyshuari me urdhër të prokurorit të shtetit kujdestar ndalohet për 48 ore. Rasti po hetohet na hetuesit policor te stacionit policor në Suharekë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here