Studiuesit zbulojnë qindra faktorë të tjerë gjenetikë që çojnë në depresion

0
43

Një studim ka identifikuar 300 faktorë rreziku gjenetikë të panjohur më parë për depresionin, duke përfshirë më shumë njerëz në mostrën e studimit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 3.8 për qind e popullsisë vuan nga depresioni në një kohë, duke prekur rreth 280 milionë njerëz.

Ndërsa një sërë faktorësh, si ngjarjet negative në jetë, shëndeti i keq apo stresi, mund ta rrisin rrezikun për depresion, po ashtu ka një komponent gjenetik.

Një ekip ndërkombëtar studiuesish kanë studiuar të dhëna gjenetike nga më shumë se 5 milionë njerëz në 29 shtete, raportoi Guardian. 

Studimi gjeti 700 variacione në kodin gjenetik të individëve që lidheshin me zhvillimin e depresionit, pothuaj gjysma e të cilave nuk ishin lidhur kurrë më parë me këtë gjendje. Këto ndryshime të vogla në ADN lidheshin me neuronet nëpër tru, përfshirë zonat që kontrollojnë emocionet.

Autorët besojnë se gjetjet do t’u lejojnë të zhvillojnë opsione për trajtimin e depresionit dhe të ulin rreziqet për të.

Studimi numëroi se 308 gjene lidheshin me rrezikun më të lartë për depresion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here