Sinanaj – Shala: Komuna nuk është fajtore për pagesën e shtesave ndaj zjarrëfikësve, shtesat së shpejti do të paguhen

0
327

Drejtoresha e Emergjencës dhe e Sigurisë pranë Komunës së Prizrenit, Ramize Sinanaj – Shala, ka reaguar ndaj deklaratave të asambleistit të LVV-së, Selman Sokoli.

Sokoli dje përmes një postimi në ‘Facebook’ ka akuzuar pushtetin lokal se si pasojë e paaftësisë dhe neglizhencës, zjarrëfikësit nuk po i gëzojnë benificionet e ligjit për para. Andaj, Sinanaj – Shala ka thënë se kjo situatë nuk është shkaktuar për shkak të neglizhencës të Qeverisë Lokale, por për shkak se nuk kanë pranuar asnjë e-mail zyrtar nga AME për t’i njoftuar se ky obligim do të kalojë në Komuna, transmeton 04 Online.

“Me datën 26.06.2023 Asambleisti Selman Sokoli në mbledhjen e rregullt të Asamblesë Komunale më ka bërë pyetje:
Pse nuk po paguhen shtesat për shërbimin e zjarrfikësve?
Dhe e ka marrë përgjigjien.

Për tu sqaruar obligim për pagesën e këtyre shtesave ka qenë AME-ja, mirëpo që nga viti 2022 nuk janë kryer këto pagesa.

Me14.06.2023 gjatë takimit që kam pasur me shërbimin e zjarrfikësve më kanë njoftuar se disa Komuna janë duke e bërë pagesën e këtyre shtesave dhe si shembull e kanë marrë Komunën e Prishtinës.

Unë kam kontaktuar me z.Lulzim Fushtica Drejtorin e DES në Prishtinë dhe kam kërkuar të më dërgoj formën të cilën janë duke e aplikuar në mënyrë që edhe Komuna e Prizrenit të veproj në formën e njejtë.

Për rastin në fjalë e kam njoftuar edhe Kryetarin Totaj, i cili ka shprehur gadishmërinë për realizimin e këtyre shtesave.

Për hir të së vërtetës kjo situatë nuk është shkaktuar për shkak të neglizhencës të Qeverisjes Lokale, por për shkak se nuk kemi pranuar asnjë e-mail zyrtar nga AME për të na njoftuar se ky obligim do të kalojë në Komuna.

Jam e sigurtë se Komuna e Prizrenit së shpejti do ta kryej këtë obligim mos keni merak!

Mirëpo kërkoj nga Asambleisti Selman Sokoli le të bënë trysni edhe në Qeverinë e Kosovës që të ja kthejë rrezikshmërinë prej 100€ Zjarrfikësve dhe Policisë të Kosovës pasi që ka treguar interesim për
mirëqenjen e tyre!

Poashtu le të kërkoj nga Ministri Murati që të mundësojë pagesën për Anëtarët e KKSB-së pasi që pagesa nuk ju është bërë prej muajit nëntor 2022 e gjerë më tani për 5 takimet e mbajtura”, thuhet në reagimin e Sinanaj – Shala./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here