Sokoli: Si pasojë e paaftësisë dhe neglizhencës së pushtetit të PDK-së, zjarrëfikësit nuk po i gëzojnë benificionet e ligjit për paga

0
272

Asambleisti i LVV-së në Prizren, Selman Sokoli, e ka kritikuar pushtetin lokal lidhur me trajtimin e zjarrëfikësve në këtë qytet.

Sokoli përmes një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se zjarrëfikësit në Prizren nuk janë duke i gëzuar benificionet e ligjit për paga, për siç ka thënë, si pasojë e paaftësisë dhe neglizhencës së pushtetit të PDK-së.

“Zyrtarët publik i kanë marrë pagat dje në bazë të ligjit për paga, i cili ka hyrë në fuqi nga shkurti i këtij viti. Por, beneficionet e këtij ligji nuk po i gëzojnë zjarrfikësitë në Komunën e Prizrenit. Krejt kjo si pasojë e paaftësisë dhe neglizhencës së pushtetit të PDK-së.
Zjarrfikësve po iu bëhet padrejtësi dhe ata duhet mbështetur e mbrojtur, por edhe organizuar që t’i realizojnë të drejtat e tyre karshi këtij pushteti ‘pa kunkuru’. Ata që sigurojnë vendbanimet tona nga fatkeqësi të ndryshme, po nëpërkëmbën e shkelen nga ky pushtet mendjeasfallt”, ka shkruan Sokoli./04 Online

Leave a Reply