Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se mbështet përpjekjet e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Ai ka thënë se marrëveshja duhet të arrihet në takimin që do të mbahet në Ohër, madje ai iu drejtua të dy palëve me “Mos e humbisni autobusin”, raporton Zeri.info.
Sipas Rohdes, një marrëveshje finale do ta përshpejtonte integrimin euroatlantik të Kosovës, teksa ka thënë se ky është një shans historik.
“Kosova do të fitojë shumë. Kosova duhet të zbatojë detyrimin e saj të gjatë dhe të përmbushë themelimin e Asociacionit tani. Apeli im për Kosovën dhe Serbinë për bisedimet e ardhshme në Ohër është: ‘Mos e humbisni autobusin”, shkroi ai në Twitter.